Këshilla mjekësore mbi hipoterapinë

130329Hippotherapy-TE0213-450x310   Lehtesimi terapeutik eshte shfaqur qe ne antikitet, kur Hipokrati ka mbeshtetur dhe levduar ritmin mireberes te kalit mbi kaloresin e semure.

Ne dokumentet e vjeter dhe shume te vjeter te mjekesise njerzore flitet per ushtrimin e kalerimit si nje metode e rikuperimit mbi handikapet fizike dhe psiqike.

Nje shembull i efikasitetit te fizioterapise nepermjet kalerimit na ofrohet nga Danezja Lis Hartel, e cila ne femijeri ka kaluar 5 vjet ne nje karoce me rota per invalidet, duke vuajtur nga poliomeliti, nepermjet kalerimit ja doli te mare pjese dhe te fitoje medalje olimpike ne Helsinki (1952) dhe Stokolm ( 1956).

Nje tjeter shembull eshte ai i gjermanes  Linselott Linsenhorff e cila ne rini vuajti nga nje handikap i nje paralize te kembeve dhe pas nje trajtimi te gjate nepermjet kalerimit, ariti te sherohej dhe te fitoje medaljen olimpike te arte ne Mynih ( 1972) dhe 6 medalje te tjera ari ne kampionate europiane dhe boterore. Hipoterapia praktikohet qe nga viti 1960 ne shume vende te europes dhe te botes. Pervec poliomelitit ne femijet trajtohet nepermjet kalerimit

dhe shqetesimet cerebrale, deformimet fizike si pasoje e aksidenteve, skleroza multiple, raste te verbimit, dhe ne disa raste semundje kardiake.  Eshte krijuar dhe nje federate nderkombetare per te menaxhaur raste te kesaj natyre.Qendrat mjeksore sportive , pervec personelit mjeksor te kualifikuar, perfshije dhe menaxhim kalerimi, bare, anekse grazhde per kuaj dhe ponei.Trajtimi konsiston ne praktikimin e kalerimit nepermjet kuajve “mjeke”.

Lini një koment